“Protagonistët” e burgut të Peqinit/ Mjacaj, i riu që vrau dy të huaj për t’i grabitur. Lleshi, vrau një shqiptar në Angli dhe Shaqja vrau dy të moshuara në Durrës

schedule19:33 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 19:33 - 15 Dhjetor, 2023

Sokol Mjacaj po kryente dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur më 4 korrik të vitit 2015, në Prekal, të Malësisë së Madhe. Në atë kohë, Mjacaj ishte vetëm 20 vjeç. Pa u bërë 48 orë nga ngjarja policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë, 20-vjeçarin Sokol Mjacaj nga fshati Lotaj i Dukagjinit.

Të paktën 350 forca policie, FNSH, RENEA, efektivët e policisë së Shkodrës e të Drejtorisë së Përgjithshme u angazhuan. Një efektiv i Policisë së Shkodrës, Pëllumb Shpati, mbeti i plagosur lehtë gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së turistëve çekë. Gjakftohtë dhe pa i ndryshuar ngjyra e fytyrës, Sokol Mjacaj, pas arrestimit ka pranuar krimin duke shpjeguar edhe motivin e ngjarjes.

Sipas tij, qëllimi ka qenë grabitja, por duke qenë se drejtuesi i mjetit kishte bërë rezistencë, duke frenuar dhe duke i kapur armën, ai e ka qëlluar pas koke e menjëherë pas tij edhe vajzën, e cila nisi të bërtiste.

Ndërsa i dënuari që mbeti i vrarë ne burgun e Peqinit, është 37-vjeçari Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit. Ai ishte akuzuar nga drejtësia angleze, që edhe e dënoi atje, për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Agim Hoxha, ngjarje e ndodhur më 10 prill të vitit 2012. Hoxha u vra në një apartament në qytetin Southempton, por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë.

Për të njëjtën ngjarje, ishte arrestuar edhe vëllai i Arben Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në djegien e trupit të viktimës. Dy vëllezërit LLeshi ishin të përfshirë në çështje droge që në adoleshencë. Arben Lleshi në maj të vitit u ekstradua në Shqipëri në maj të vitit 2016, ku më pas u burgos në Peqin.

I dënuari tjetër që mbeti i plagosur në burgun e Peqinit është Indrit Shaqja. Ai është shpallur fajtor e dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me pasojën vdekjen e dy të moshuarave Gjinovefa dhe Elsa Vava, më 2 shtator të vitit 2014 në Durrës. Pas ngjarjes, Shaqja u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestuar në tetor të vitit 2014 nga Interpoli, në Barcelonë të Spanjës. Pak ditë pas vrasjes së dy kunatave, policia e Durrësit bëri të mundur zbulimin e autorëve të ngjarjes./abcnews.al