Disa persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet për 49-vjeçarin banues në Vranisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
Ndaj 49-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu në Sarandë është proceduar 38-vjeçari pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Ndërsa 58-vjeçari banues në Sarandë gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

