Më shumë se 100 persona janë raportuar të lënduar pas daljes nga shinat të dy vagonëve, në një metro në Kinë. Gjithsej 102 persona raportuan kocka të thyera dhe të tjerë u shtruan në spital.
Kryeqyteti kinez, ku incidente të tilla janë të rralla është goditur nga stuhi dëbore ditët e fundit, duke çuar në vonesa të transportit në të gjithë qytetin. Aksidenti ndodhi pak para orës 19 të së enjtes, kur dy vagonët e fundit të një treni të metrosë dolën nga shinat.
Rreth orës 23:00, gjithsej 515 persona u dërguan në spital për kontrolle, nga të cilët 102 kishin fraktura.
/abcnews.al