Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët, bërryla nga brenda? Veliaj: As nuk e mendoj farë këtë, PS ka fokus të jashtëzakonshëm për zgjedhjet e vitit 2025

schedule21:02 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 21:02 - 14 Dhjetor, 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mendoj se ka bërryla nga brenda Partisë Socialiste, në lidhje me inceneratorët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, veliaj u shpreh se Partia Socialiste ka idera ose energji të tilla të harxhuar kot.

Sipas tij, socialistët kanë fokus të jashtëzakonshëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ndër të tjera, kryebashkiaku shtoi se brenda këtij mandati, do të përfundojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar dhe Bulevardin e ri.

“As nuk e mendoj fare këtë, as e mendoj fare se Partia Socialiste ka idera të tilla ose energji të tilla të harxhuar kot. Kemi një fokus të jashtëzakonshëm tani, për zgjedhjet e 2025. Unë si drejtues i qarkut të Tiranës, nëse do më besohet prapë kjo detyrë, edhe për këtë betejë të tretë të madhe, jam super i përgatitur që të kemi një rezultat edhe më të mirë. Kjo është punë me zarar, është fushë me mina. Kam treguar integritet në çdo veprim, dhe pse e kam ditur se edhe pse ndoshta si parardhësi, mënyra më e mirë për të mos hapur konflikte, është të mos bësh gjë. Ne ishim mësuam me mungesën e pusetave, sa njerëz binin te ajo lulishtja para presidencës. Ne u mësuam edhe me atë, nuk na bëri përshtypje. Ne ishim mësuar me të keqen, në këtë lloj vendi, mënyra më e mirë për të mos hapur konflitke, është të mos bëja asgjë, por vendosa të bëj gjëra. Do e mbyll teatrin këtë mandat, do e mbyll bulevardin në këtë mandat, kemi marrë një grant nga qeveria e Katarit. Sot jemi dhjetë herë më mirë se sa kemi qenë. E mira nuk ka fund, por Tirana nuk i ka pasur punët më mirë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!