Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë sërish kufirin me Rusinë, për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve.
Helsinki pretendon se Rusia po inkurajon ardhjen e refugjatëve, sepse Finlanda ka vendosur të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin.
Në fund të muajit të kaluar, Finlanda mbylli kufirin me Rusinë, sipas Reuters. Dy pika kufitare u hapën sot dhe 36 persona kërkuan azil, njoftoi policia kufitare finlandeze.
“Ai fenomen është ripërtërirë, prandaj do të mbyllim kufirin”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.
Muajin e kaluar, rreth 900 qytetarë të Kenias, Marokut, Pakistanit, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit hynë në Finlandë nga Rusia.
Para kësaj, statistikisht, një person në muaj hynte në Finlandë për të kërkuar azil./abcnews.al