Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Shkodër-Gur i Zi në vendin e quajtur Ura e Kirit pranë varrezave të dëshmorëve. Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.
Gazetari Simon Shkreli raporton se si shkak i përplasjes, njëri nga automjetet ka marrë flakë ndërsa tjetri ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të shuar zjarrin në automjetin tip Fiat Punto.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia rrugore dhe ekspertët e qarkullimit, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ abcnews.al