Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan në Tel Aviv, sipas qeverisë izraelite.
“Gjithashtu në takim është i pranishëm edhe këshilltari për sigurinë kombëtare dhe drejtori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe i dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme Brett McGurk”, thuhet në deklaratë.
Sullivan do të takohet me ministrat e kabinetit të luftës gjatë ditës së sotme./abcnews.al