“Duhet të shkosh në prokurori më këto akuza”, debat i nxehtë në Pressing

schedule23:13 - 17 Tetor, 2019

schedule 23:13 - 17 Tetor, 2019

Debate të shumta në emisionin “Pressing”, që transmetohet në ABC News, mes të ftuarve. Andi Lila dhe Salvador Kaçaj janë kapur për lojtarë që kanë refuzuar të veshin fanellën kuqezi. Në debat u përfshi edhe Florian Riza.

Andi Lila: – Ai që s’do të vijë me Shqipërinë, kurrë mos ardhtë. Kam qenë edhe unë aty. Ne duam lojtarë që e duan kombëtaren. Salvadori, Albani dhe Flori kanë luajtur se e kanë dashur. Çfarë besimi u jep lojtarëve më shumë Bosnja? Kush është gjakprishur, le të ikë.

Salvador Kaçaj: – Kam qenë një darkë me Manolas, kam mik xhaxhanë e tij. Si ka mundësi që njëri Xhakë luan me Zvicrën dhe tjetri me Shqipërinë. Ia shpjegova. Ka lojtarëve të cilëve u kanë kërkuar lekë.

Andi Lila: – Këta janë akuza të rënda.

Salvador Kaçaj: -Kush je ti, prokurori?

Andi Lila: -Me këto që thua duhet të të thërrasë prokuroria të flasë.

Florian Riza: – Në Belgjikë para disa vitesh u zbulua një lojtar që mund të luante në disa ekipe. Të gjithë tentuan t merrnin. Sot emri i tij nuk është fare në futbollin elitar që pretendohet. Pretendoi Manchester United. Ka fjalë para, ka plot shpifje. Një lojtar që luan me Zvicrën dhe i jepet mundësia të luajë me Shqipërinë, si mund t’i kërkohet para. Për të justifikuar refuzimin e kombëtares nxirren këto flluskat e sapunit.

/abcnews.al