Policia ka rrethuar zonën e “Don Boskos” në Tiranë ku edhe ndodhi atentati ndaj 42-vjeçarit Rudolf Zefi. Një dëshmitar që ndodhej në vendngjarje, ka treguar se ka dëgjuar rreth 6 të shtëna, dhe më pas ka parë të largohej me shpejtësi makina me të cilën lëvizte 42-vjeçari.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari Ervin Leka, pas atentatit, ka qenë 42-vjeçari i cili ka kallëzuar në polici ngjarjen.
Ndërkohë Rudolf Zefi ndodhej në automjet me të vëllain e tij. Pamjet e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar të këtij atentati i cili shihet duke lëvizur në këmbë i veshur me të zeza dhe i pamaskuar.
“Një kamerier në biznesin e një lokali ka dëshmuar jashtë kamerave se ka dëgjuar pese apo gjashtë të shtëna, dhe më pas ka parë makinën me të cilën po lëvizte Rudolf Zefi, të largohet me shpejtësi. Ndërsa për autorin ka thënë se nuk ka mundur ta shohë”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervin Leka.
/abcnews.al/