Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte. Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë.
Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për gazetarin Ervin Leka se nuk kanë pasur asnjë problem.
“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportuar fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.
“Mi ka shpëtuar zoti”, ka thënë ndër të tjera ai.
/abcnews.al/