Dhjetra protestues bllokuan një autostradë në Los Anxhelos gjatë orës së pikut duke bërë thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ata u ulën në rrugë, duke shkaktuar bllokime të trafikut.
Anëtarët e IfNotNow, një organizatë që thotë se u themelua nga “hebrenjtë amerikanë për t’i dhënë fund mbështetjes së SHBA për sistemin e aparteidit izraelit”, mbanin pankarta gjigante dhe brohoritën thirrje për “fundin e menjëhershëm të luftës”.
BREAKING: 75 American Jews & allies were just arrested shutting down a Los Angeles freeway to demand a ceasefire, and an end to U.S. funding of war crimes against the people of Gaza.
Millions face death by bomb, bullet, starvation & disease in Gaza. No more business as usual. pic.twitter.com/8T6sEDQGcr
— IfNotNow?? (@IfNotNowOrg) December 13, 2023
“Si hebrenj, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq pasi popullsia në Gaza është e uritur dhe e masakruar në emrin tonë,” tha organizata.
“Ne nuk mund të lejojmë që jeta të vazhdojë si zakonisht ndërsa palestinezët vriten”.
Pamjet nga demonstrata tregojnë debate dhe përleshje, me sa duket mes protestuesve dhe shoferëve.
Ndërsa mbështetja ndërkombëtare për luftën e Izraelit kundër Hamasit po zvogëlohet, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë javë miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi kundër bombardimeve “pa dallim”, që kanë shkaktuar mijëra viktima civile.
/abcnews.al