Sekretari për çështjet e emigracionit pranë Foltores, Indrit Hoxha ka deklaruar në emisionin “Real Story” se të gjithë politikanët duhet t’i nënshtrohen drejtësisë dhe Sali Berisha nuk bën përjashtim.
Sipas tij, ky i fundit është i pafajshëm deri kur të mbarojnë hetimet në vendin tonë, por dhe jashtë vendit. Sakaq, Hoxha theksoi se duhet të respektojmë sistemin dhe kushtetutën.
“Drejtësia ka të drejtë të marri në hetim çdo person, çdo politikanë dhe të gjithë duhet t’i nënshtrohen, por zoti Berisha nuk bën përjashtim, ai ka kërkuar që ditën e parë, që drejtësisë nuk i fshihet. ‘Unë do bëj betejën time’. Ai është në të drejtën e tij dhe unë besoj që ai ka të drejtë në ato që thotë. Është i pafajshëm, deri në momentin kur të mbarojnë të gjitha shkallët dhe hallkat e drejtësisë në vendin tonë, por dhe jashtë vendit tonë. Që të respektojmë sistemin, duhet të respektojmë kushtetutën, kushtetuta është mbi gjithçka dhe në rastin e zotit Berisha për konfiskimin dhe ndalimin e tij që të mos dali jashtë territorit të republikës së Shqipërisë, vendimi i gjykatës dhe kërkesa e SPAK ishte shkelje kushtetuese, sepse nëse kjo gjë do të kishte ardhur që në ditën e parë në kuvendin e Shqipërisë, unë mendoj që nuk do e kishim këtë lloj debati fare”, u shpreh ai./abcnews.al