Popullsia e Spanjës kalon 48 milionë banorë

schedule18:14 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 18:14 - 13 Dhjetor, 2023

Popullsia e Spanjës kaloi 48 milionë banorë në vitin 2022, për shkak të rritjes së madhe të numrit të shtetasve të huaj, veçanërisht ukrainasve, sipas të dhënave të publikuara këtë të mërkurë nga Instituti Kombëtar i Statistikave të vendit (INE).

Më 1 janar 2023, popullsia e Spanjës ishte 48,085,361 , nga 47,486,727 një vit më parë, sipas INE. Prandaj, vendi numëron rreth 600,000 njerëz shtesë gjatë një viti, pra një rritje prej 1.26% të popullsisë së tij.

Nga ky total, 6,089,620 ishin shtetas të huaj, një rritje prej 10,5% krahasuar me 1 janar 2022. Sipas agjencisë publike, të huajt tani përfaqësojnë 12,7% të popullsisë rezidente në Spanjë.

Një nga arsyet e kësaj rritjeje është lufta në Ukrainë, e cila bëri që qindra mijëra njerëz të largoheshin nga ai vend: 83,401 qytetarë ukrainas u vendosën në Spanjë vitin e kaluar, që është pothuajse e barabartë me numrin e ukrainasve që tashmë jetojnë në vend.

Përveç ukrainasve, Spanja priti 142,391 shtetas nga Kolumbia, 64,498 nga Venezuela. Vitin e kaluar, përkundrazi, vendi humbi 9,742 shtetas rumunë dhe 7,328 shtetas britanikë.

Të huajt me popullsinë më të madhe në Spanjë mbeten marokenë, me 893,953 shtetas, të ndjekur nga rumunët (629,755), kolumbianët (453,911), italianët (301,791) dhe britanikët (284,037)./abcnews.al