Një masë e nxehtë ajri ka përfshirë Gadishullin Iberik me temperatura rekord për muajin dhjetor. Shërbimet metereologjike në Spanjë kanë regjistruar temperaturën 29.9 gradë celsius në Malaga, e cila është një nga destinacionet kryesore për turistët.
Kjo valë e nxehtë vjen pas temperaturave rekord të regjistruara në Spanjë edhe gjatë verës që sapo lamë pas duke e bërë vitin 2023 më të nxehtin në histori.
“Është një nga masat më të ngrohta të ajrit që ka kaluar ndonjëherë në Spanjë në muajin dhjetor”, tha Ruben del Campo, meteorolog spanjoll.
Ndërsa në plazhe nuk mungojnë pushuesit sikur të ishte periudhë vere, në zonën e skive Navacerrada në Madrid as që bëhet fjalë për reshje dëbore.
/abcnews.al