Një 18-vjeçar nga Rumania është arrestuar nga policia e Shkodrës. I riu Nicolae-Ionut Deliver në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës shiste doza kanabisi.
Si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” 18-vjeçari u kap në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa iu sekuestrua edhe armë e ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet gjatë momentit të arrestimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

