Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Bruksel, liderët europianë dhe të rajonit diskutojnë për zgjerimin

schedule08:31 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 08:31 - 13 Dhjetor, 2023

Sot  pasdite, sytë e qeverisë shqiptare janë në Bruksel.

Atje ku kryeministri Rama po pret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen apo jo të kapitujve të parë negociues per anetaresimin ne BE.

Pavarësisht notave pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian për progresin që ka bërë vendi, vetë Unioni po vihet në pikëpyetje ngq aplikimi i të drejtës së vetos nga shtetet anëtare. Në rastin tonë, Greqia ka kërcënuar se nuk do ta japë sot dakordësinë, duke e kushtëzuar Shqipërinë me çështjen Beleri.

Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ndikojë tek drejtësia për betimin e tij, ndërsa edhe Gjermania, Spanja e vetë Komisioni Evropian i kanë kërkuar Greqisë të mos e penalizojë Shqipërinë.

Vendimi do të mësohet në mbrëmje, ndërsa Bashkimi Evropian ka shtuar vëmendjen në rajon  pas luftës në Ukrainë, në Gaza apo edhe pas rindezjes së konfliktit Serbi-Kosovë.

Edhe pse nuk ka datë për anëtarësime të reja, një pako e madhe 6 miliardë euro, do të investohet në rajon.

Temat kryesore të diskutimit në këtë samit do të jenë: 

Thellimi i angazhimit politik dhe politik me Ballkanin Perëndimor

Afrimi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe avancimi i integrimit gradual

Ndërtimi i bazave ekonomike për të ardhmen dhe zbutja e ndikimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës

Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë

Liderët pritet të lëshojnë një deklaratë në fund të samitit.

Bashkimi Evropian synon të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së , duke përgatitur terrenin për anëtarësim dhe duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e tyre gjatë procesit të zgjerimit.

Gjithashtu Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara në lidhje me çështjet e sigurisë, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftimin e manipulimit të informacionit të huaj dhe rritjen e sigurisë kolektive kibernetike.

Samiti i fundit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë në dhjetor 2022 dhe ishte samiti i parë i zhvilluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!