Në studion e Tirana Live në ABC News, deputetja e PS, Evis Kushi komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kushi tha se maxhoranca mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mbështetur reformën në drejtësi
“Sic e kemi deklaruar qëndrimi ynë është i palëkundur ndaj vendimeve të SPAK.
Ndryshe nga opozita, që kur SPAK godet të tyret janë organizatë kriminale dhe kur godet tanët i përgëzojnë, ne e mbështesim në cdo rast punën e SPAK.
Mbështesim reformën në drejtësi, mbështesim SPAK, pavarësisht nëse godet majtas apo djathtas. Vijojmë të palëkundur për të ecur përpara me reformën në drejtësi, pa kthim pas.” u shpreh Kushi.