Dy persona janë plagosur si pasojë e shembjes së murit të një ndërtesë në New York, duke shkaktuar kaos dhe panik tek kalimtarët. Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kërkuan për orë të tëra për të plagosur apo viktima.
“Kur dola, gjithçka që mund të shihje ishin rrënojat dhe një re pluhuri në rrugë,” tha një punëtor.
Sipas informacioneve, në të kaluarën ishin bërë disa ankesa për sigurinë e godinës. Zyrtarët kanë nisur hetimet se çfarë shkaktoi shembjen, e cila ishte një ndërtesë të vitit 1927.
/abcnews.al