Ministrat e Jashtëm të Italisë, Francës dhe Gjermanisë janë në favor të propozimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, për të vënë sanksione kundër liderëve të Hamasit në solidaritet me Izraelin dhe për të kundërshtuar operacionet terroriste të grupit, raportojnë mediat italiane.
Në një letër të përbashkët, Antonio Tajani, Catherine Colonna dhe Annalena Baerbock shprehin “mbështetjen e tyre të plotë për propozimin që duhet të lejojë BE-në të synojë anëtarët e Hamasit, grupet e lidhura dhe mbështetësit e aktiviteteve të tij destabilizuese”.
Letra vjen pas dokumentit të përbashkët të paraqitur nga Italia, Franca dhe Gjermania në takimin e ministrave të jashtëm në nëntor.
“Është e rëndësishme që BE të marrë të gjitha masat e nevojshme kundër grupit terrorist Hamas dhe mbështetësve të tij, përmes veprimeve konkrete për të parandaluar që sulmet si ato të 7 tetorit të mos përsëriten”, shkruajnë Tajani, Colonna dhe Baerbock.
“Miratimi i shpejtë i regjimit të sanksioneve. Letra nga Tajani, Colonna dhe Baerbock në favor të propozimit të Borrell, do të na lejojë të dërgojmë një mesazh të fortë politik mbi angazhimin e BE-së kundër Hamasit dhe solidaritetin me Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit”, thuhet më tej në letër./abcnews.al