Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Studenti tentoi të përdhunonte dhe mbyste mësuesen në Las Vegas, video nga momenti i sulmit

schedule17:07 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 17:07 - 11 Dhjetor, 2023

Një student në Las Vegas u dënua deri në 40 vjet burg në qershor pasi u përpoq të përdhunonte dhe mbyste mësuesen e tij.

Së fundmi janë publikuar videot tronditëse të sulmit në shkollën e mesme El Dorado.

Jonathan Martinez-Garcia, 17 vjeç, i zu pritë mësueses së tij të identifikuar vetëm si Sade, duke e pyetur nëse mund të fliste me të për notat e tij.



Detajet e asaj që ndodhi në klasë dhe jashtë kamerës, u detajuan gjatë procesit gjyqësor.

Brenda dhomës, adoleshenti ka pritur derisa mësuesja të kthehej dhe më pas ka tentuar ta mbyste me “litar ose spango”. Më pas ai përplasi kokën e së resë në një tavolinë, duke e lënë të pavetëdijshme.

Kur viktima u zgjua, pantallonat dhe të brendshmet i ishin hequr. Martinez-Garcia derdhi një lëng mbi të, duke thënë se do t’i vinte zjarrin, më pas i shtyu një raft mbi trupin e saj dhe u ul mbi të. Sade i tha gjykatësit se mendonte se do të vdiste gjatë përvojës së tmerrshme, nga e cila doli e mavijosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!