Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shtuan gjashtë individë dhe pesë subjekte në listën e tyre të sanksioneve që përfshin Iranin për mbështetjen e tij për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Të sanksionuarit përfshijnë Shakad Sanat Asmari, drejtorin menaxhues, zëvendësdrejtorin menaxhues dhe zyrtarin kryesor shkencor, dhe kompanitë që lidhen me prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronë).
Pasuritë e këtyre individëve dhe kompanive do të ngrihen dhe nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së. Gjithashtu ndalohet financimi i këtyre personave dhe kompanive në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë./abcnews.al