Stafi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Gaza ndihet “i braktisur nga komuniteti ndërkombëtar” pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza javën e kaluar, tha shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini.
“Është përtej zhgënjimit. Ata ndihen të braktisur nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Lazzarini për CNN.
“Ata ende nuk mund ta kuptojnë pse, pasi janë vrarë 17,000 njerëz, pasi pothuajse e gjithë popullata është zhvendosur, ne ende nuk mund të biem dakord për një armëpushim”.
Kreu i UNRWA tha se stafi i tij ndjeu zhgënjim të thellë dhe zemërim për dështimin e OKB-së për të miratuar rezolutën, duke shtuar se sistemi në Gaza është në prag të një kolapsi.
“Shumë njerëz nuk kanë ngrënë tani për dy, tre ditë në Rripin e Gazës,” tha Lazzarini.
/abcnews.al