Lëvizja Hezbollah në Liban njoftoi se 2 anëtarë të tjerë të saj humbën jetën në përleshjet me ushtrinë izraelite.
Hezbollahu ka publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me përleshjet me ushtrinë izraelite në rajonin kufitar jugor të Libanit që nga 8 tetori.
Në deklaratë thuhet se “Dy anëtarë të Hezbollahut, Ali Lutfi Feran dhe Abbas Hasan Arzuni humbën jetën në rrugën e Kudsit”.
Numri i anëtarëve të Hezbollahut që humbën jetën në përleshjet me ushtrinë izraelite në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori është rritur në 100.