GAZA- Një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi duke vrarë të paktën 10 palestinezë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa, duke cituar burime mjekësore. Një numër i pakonfirmuar njerëzish mbeten të zhdukur nën rrënojat në perëndim të Khan Younis, raporton Al Jazeera.
Qyteti, që tani pret dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga luftimet në Gazën veriore, ka qenë objekt sulmesh nga ushtria izraelite.
Ekziston shqetësimi në rritje se operacioni ushtarak i Izraelit do zgjerohet në qytetin Rafa. Njerëzit kanë frikë se kjo do të ndikojë me zhvendosjen e tyre të përhershme, pasi nuk do të ketë ku të shkojnë përveç kufirit me Egjiptin.
Ushtria izraelite udhëzoi banorët e pjesës më të madhe të Khan Younis , qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës, që të evakuonin në zonën Al-Muwasi , civilë në një brez toke me pak objekte në bregdet që supozohet të jetë humanitar dhe i mbrojtur dhe në realitet.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se,”Udhëzimi i përgjithshëm për banorët është që të lëvizin në zonën Al-Muwas.” Më parë, IDF kishin lëshuar “një thirrje urgjente” për civilët që të largoheshin nga pjesa më e madhe e zonës brenda dhe përreth qytetit, ku luftimet ishin të ashpra./ abcnews.al