“Deri në 2025, do të ndërtohen edhe 15 spitale e 60 qendra shëndetësore”, Koçiu: Do rrisim pagat dhe numrin e mjekëve

schedule13:53 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 13:53 - 8 Dhjetor, 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se deri në vitin 2025, do t1% ndërtohen edhe 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste, Koçiu u shpreh se do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët, si dhe numri i mjekëve në spitale.

“Ajo që nuk duhet lënë pa thënë, është që reforma në shëndetësi është një nga shtyllat më të fuqishme dhe që ka pësuar transformim. Dallimi i të sotshmes me të djeshmen, nuk duhet harruar. Shërbimi falas ishte përjashtuar për 600 mijë qytetarë të varfër. Kishim mjekë dhe infermierë me pagat më të ulëta në rajon. Jemi një vend me infrastrukturë moderne, me paga ndër më të lartat në rajon, tekonologji e përparuar dhe vizioni ynë është i lidhur ngushtësisht për të pasur mbulim shëndetësor, për spitale autonome, mjekë dhe infermierë të mirëpaguar.

Janë qendrat shëndetësore që do të ofrojnë shërbime sociale gjatë gjithë jetës. Deri në vitin 2025 do të kemi 10 qendra të tilla për njerëzit në nevojë dhe për familjen. Falë buxhetit 2024, do kemi mundësi të rrisnim numrin dhe shumëllojshmërinë e barnave të rimbursuara. Autonomia e spitaleve, jemi gati në QSUT, spitalin e Shkodrës, Durrësit, Vlorës.

Deri në 2027 të kemi 17 struktura spitalore autonome, do kenë mundësi të administrohen dhe të menaxhohen tërësisht vetë. Do hapim kantiere të reja, 20 spitale dhe 340 qendra shëndetësore ësthë bilanci i tanishëm. Deri në vitin 2025, pra në fund të këtij mandati do të kemi edhe 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore. Do të rrisnim pagat, numrin e mjekëve”, theksoi ajo./abcnews.al