Mbrëmjen e sotme në Mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori ka qenë i ftuar ish deputeti i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj. Alibeaj tha se opozita është e vendosur dhe e pa lëkundur në qëndrimet e saj në lidhje me reformën zgjedhore. Ai theksoi se pas datës 19 tetor do të ndërmerren hapa të tjerë për të orientuar publikun shqiptar që të mos vazhdojë më të jetë i penalizuar nga qeverisja e Ramës.
Pjesë nga biseda në studio me Enkelejd Alibeaj:
Mirela Milori: Cfarë strategjie ka opozita për të dalë nga situata që ka hyrë politikisht. Në datën 19 në rast se do të kemi shtyrje të negociatave bashkë me RMV, cfarë strategjie keni ju si opozitë për të dhënë një tjetër ritëm kësaj situate politike?
Enkelejd Alibeaj: Kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila është arsyeja kryesore që ka gjeneruar të gjithë shkaqet, që nga azilantët, që nga krimi i organizuar, që nga korrupsioni. Qëndrimi ynë është i palëkundur për sa i përket asaj që kërkojmë. Rrugët se si bëhet kjo i kemi thënë me kohë. Penalizimi nuk ka ndodhur për opozitën por për të gjithë shqiptarët, dhe pyetja e duhur do të ishte cbëjnë shqiptarët ? dhe cfarë bëjmë ne si opozitë për të ndihmuar, kthjelluar, orientuar publikun shqiptar që të mos vazhdojë të jetë i penalizuar prej kësaj qeverisje dhe prej këtij njeriu.
Mirela Milori: A e rrëzoni dot Ramën?
Enkelejd Alibeaj: Rama ëshë e keqja, e cdo shqiptari me këtë qeverisje që ka, një orë e më parë duhet larguar.
MIrela Milori: Si do e largoni?
Enkelejd Alibeaj: E para me mjetet që ne kemi përdorur më parë dhe po ju sqaroj që kjo periudhë nëse ka qenë e tillë, pra pa eksploruar mjetet e protestës, ndodhi jo vetëm se i dhamë kohë integrimit që të mos influenconim në atë cfarë është vendimmarrja e partnerëve ndërkombëtarë por edhe të jepnim kontributin tonë. Qëndrimi i gjermanisë në fakt është si rezultat i kontributit tonë.
Mirela Milori: Si do frymëzoni shqiptarët të largohet Rama?
Enkelejd Alibeaj: Deri në 30 qershor ishim të vetëm në këtë luftë, u detyruam që në atë kohë të merrnim edhe akte ekstreme, sic ishte djegia e mandateve, por e gjithë ajo sakrificë e përpkjekje e jona në rrugë tashmë është rimarrë dhe përqafuar nga të gjithë ndërkombëtarët, nga Franca, Gjermania, Holanda, do të thotë që sot krah publikut shqiptar, nuk është vetëm opozita por edhe partnerët ndërkombëtar. Cdo lëvizje pas 19 tetorit do të jetë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, dhe kjo besoj është arritje e madhe për një opozitë. Kohë më parë nuk është se kishim një mirëkuptim. Mjafton të marrësh dokumentin e bundestagut, i cili është një udhërrëfyes shumë i mirë për ta zgjidhur në nj ëkohë të shkurtër, nëse ka vullnet politik nga ana e ramës.
Në 19 tetor përvecse do të lindë dielli që do të shohin shqiptarët, gjëja tjetër që do të shohin do të jetë nëse ky njeri do të vazhdojë ti gëzohet alibisë që shyqyr që tha Franca Jo dhe nuk do të gjej asnjë lloj përgjegjësie apo do të tregojë vullnetin për të zbatuar kushtet e bundestagut.
Mirela Milori: Në tryezën e reformës zgjedhore a do të vazhdoni të uleni në mënyrë intensive për rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe më tej për të bërë një kod, se ndoshta ky do të jetë pakti i madh i cili do ti japë një tjetër ritëm politikës, me apo pa Ramën?
Enkelejd Alibeaj: Ne kemi kërkuar gjithmonë të lira e të ndershme. Asnjëherë nuk kemi qenë refraktarë lidhur me proceset e reformës elektorale pavarësisht pengesave artificiale të Partisë Socialiste. Ne kërkojmë proces, votë të lirë e pastaj edhe formula të ndryshme se si vota përkthehet në mandate. Nuk është komponenti i vetëm kryesor procesi zgjedhor. I pari është vullneti politik. Ajo që kërkojmë ne është një reformë e cila do të duhet t konfigurohet midis dy palëve, opozitë e bashkuar, parti socialiste me ndërkombëtarët./abcnews.al