VIDEO/ Sadiku shënon dy herë, sulmuesi “kuqezi” shpëton ekipin nga humbja në Indi

schedule15:16 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:16 - 7 Dhjetor, 2023

Nuk është figura kryesore, por është mësuar kështu.

Armando Sadiku ka luajtur vetëm gjysmën e kohës në Superligën e Indisë, veçse në sfidën e fundit e tha fort fjalën e tij.

Sulmuesi 32-vjeçar, njëri nga më të rëndësishmit në historinë e kombëtares shqiptare, shënoi dy gola duke shpëtuar nga humbja ekipin e tij, Mohun Bagan.

Këtë herë, Sadiku ishte titullar, ndryshe nga më herët pasi trajneri e ka aktivizuar që nga minuta e parë në vetëm një në çdo tri ndeshje.

Sfida ishte ndaj Odishës, dhe thuajse u humb, ndonëse po luhej në shtëpi.

Miqtë kryesuan 2-0, dhe u desh nuhatja e golit e yllit kuqezi që të merrej barazimi.

Sadiku goditi fillimisht në minutën e 58-të, ndërsa rrjeta e dytë erdhi në minutën e 4-ët shtesë.

Në një fund të tensionuar, shqiptari mori karton të verdhë, ndërsa miqtë mbetën me 10 lojtarë.

Mohun Bagan është njëri nga pretendentët kryesorë për titullin në Indi, ndonëse është ende shpejt të bëhen parashikime, pasi janë luajtur vetëm 8 javë.

Skuadra e Sadikut ka zhvilluar vetëm 6 sfida dhe ka 16 pikë, tri më pak sesa kryesuesja Goa, që ka një ndeshje më shumë.

Sulmuesi kuqezi ka 3 gola në 6 ndeshje jo të plota, ndërsa Mohun Bagan nuk ka pësuar ende asnjë humbje. /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i parë i Sadikut:

Goli i dytë i Sadikut:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!