SPAK sekuestron pronat e Metës?

schedule14:23 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 14:23 - 7 Dhjetor, 2023

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një sekuestrim të kryer nga ana e SPAK, nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj.

Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi. Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.

SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!