Foltorja shkaktoi tym e rrëmujë, ekspertët e policisë mbledhin prova në sallën e Kuvendit

schedule10:51 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:51 - 7 Dhjetor, 2023

Ekspertë të policisë po mbledhin prova në sallën e Kuvendit, pas tymit dhe rrëmujës të shkaktuar në seancën plenare të së enjtes.

Në seancën ku u votua buxheti me 74 vota pro nga mazhoranca, deputetët e Foltores hodhën shashka.

Para fillimit të seancës, ata u përplasën me gardistët, teksa bënin “luftë për karrige”.

Sali Berisha, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka ishin të përjashtuar, pas veprimeve të dhunshme të kryera në seancën e kaluar.

Për Nokën dhe Voksin, do të ketë referim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!