“Intensifikimi i sulmeve ruse kundër objekteve energjetike të Ukrainës po përkeqëson kushtet humanitare në të gjithë vendin, ku tashmë ka mbërritur bora e madhe dhe temperaturat e ulëta”. Ky është alarmi i ngritur nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Miroslav Jenca i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës civile kritike të Ukrainës kanë rezultuar në viktima civile dhe se Moska kohët e fundit ka rritur bombardimet e saj në zonat e banuara.
“Shumë njerëz mbetën pa qasje në ngrohje, energji elektrike dhe ujë, veçanërisht në lindje dhe jug”, tha ai. “Me temperaturat e ngrira, ky dëm kërcënon veçanërisht mbijetesën e më të cenuarve, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.”/abcnews.al