Poetja dhe gazetarja, Olimbi Velaj ka publikuar së fundmi në gjuhën italiane librin e saj me poezi “Lumturia e të tjerëve”. Më herët, ky libër është përkthyer dhe në gjuhën angleze dhe është përzgjedhur nga juria profesionale e Qendrës Kombëtare të Librit të Leximit si fituese e fondit të përkthimit të veprave letrare shqiptare në gjuhë të huaja.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Velaj ka folur për librin e saj dhe promovimin në Milano.
Sakaq, ajo ka ndarë dhe detaje nga shkrimi i poezive, duke theksuar se përpiqet të minimizojë sa më shumë fjalë.
“Libri u botua në 2022 dhe është duke u shpërndarë normalisht. Kemi bërë dhe një promovim në Milano. Sakaq, dhe promovime online, pasi që nga koha e pandemisë këto evente kanë mbetur.
Përkthyesi Uk Buçpapaj është shumë i zoti dhe ai e njoh poezinë time. Ai i ka hyrë poezisë sime dhe ka kapur thelbin.
Përpiqem të mos e teprojë me fjalën në poezi. Kjo është e gjithë çështja. E kam shumë të vështirë ta nxjerr, nëse nuk e minimizojë. Kjo është e gjithë puna ime.
Ka pasur vite që nuk botoja fare poezia, vetëm ushtroja stilin”, u shpreh Velaj./abcnews.al