Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë.
Sakaq, së fundmi, Erisa ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer gjithçka, nga fillimet në Shqipëri, studimet në Itali dhe deri te puna aktuale.
“Unë besoj që Shqipëria ka qene gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qene shumë të veçanta, edhe pse shqiptaret nuk kanë qene shumë të dalë. Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë theksohet që ne kemi pasur teknika më ta avancuara. Ndaj mendoj që bindjet tona duhet të kenë më shumë zë.
Jam shumë e lumtur që kur ia tregoj të tjerëve, ata i pranojnë. Madje, edhe kur kam ndonjë nxënës shqiptar ia tregoi me shumë dëshirë”.
Më tej, Erisa u ndal dhe dasma e saj dhe festa që ka organizuar në sheshin e Venecias e veshur me veshje tradicionale shqiptare.
“Bashkëshorti është shqiptar dhe është shumë i lidhur. Ai ishte DJ në diskotekat italiane, ndërsa që kur më njohu mua është DJ në festat shqiptare. Atij iu bë shumë qejfi se unë e nxora në mes të Venecias. Ishte diçka shumë e veçantë për të gjithë”./abcnews.al