“Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet” që mbahen në Gaza. Kështu deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Daniel Hagari, i cili kërkoi edhe një herë përfshirjen e organizatës humanitare.
“Çdo minutë e kaluar në robëri vë në rrezik jetën e atyre që janë rrëmbyer, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë. Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet”, përsëriti zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi muajin e kaluar se nuk mund të ndërhyjë në mënyrë autonome, por lidhet me kushtet e vendosura nga palët e përfshira./abcnews.al