Prej dy sezonesh, Giuseppe Marotta është “skenaristi” i merkatos “Zikaltër” dhe më herët në karrierën e tij ka patur të njëjtin rol te “bardhezinjtë” e Juventus dhe pikërisht për kohën te këta të fundit, Marotta ka folur për mediat italiane.
“Strategu” italian ka folur për kohën kur 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo u transferua te “Zonja e Vjetër”, teksa nuk kanë munguar lavdet për 38-vjeçarin, i cili tashmë është pjesë e skuadrës saudite të Al-Nassr.
“Ai ishte dhe është një lojtar shumë i mirë, por mbi të gjitha është një kampion i madh. Një kampion është dikush që mund t’ua përcjellë bindjen e tij shokëve të skuadrës. Ai ishte një lider i madh i asaj skuadre dhe lojtari më i famshëm. Ishte një lojtar i vështirë për t’u përballuar dhe kjo është arsyeja pse ai ishte sfidues, por ai nuk më irritoi kurrë”,- tha Marotta një intervistë për mediat italiane. /i.m /abcnews.al