Presidenti i Partive Europiane Socialiste, Sergei Stanishev i është drejtuar me një letër Presidentit të KE Donald Tusk ku i ka kërkuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në letrën e tij, Stanishev deklaron se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në veçanti kanë ecur në një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të gjetur veten e tyre në prag të çeljes së negociatave të aderimit.
Sipas Stanishev, negociatat e anëtarësimit nuk duhet të shihen thjesht si një shpërblim, por më tepër si një proces i cili ka një vlerë të vërtetë të shtuar dhe u siguron vendeve dhe BE-së instrumentin e nevojshëm për të përmirësuar arritjet e mëparshme, duke u mbështetur në përparimin e bërë dhe përafrimin e mëtejshëm të vendet e pranimit me politika dhe standardet e BE-së./ABC News Albania

