Policia e Tiranë ka vënë nën hetim edhe 8 persona, të cilët dyshohet se hodhën flakadanë në fushën e stadiumit “Air Albania” më 3 dhjetor, ku u zhvillua derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, që përfundoi me rezultatin 1-1.
Të hënën, u arrestuan 4 persona dhe dy të tjerë u vunë nën hetim.
Dyshohet se shtetasit kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.
Ata akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”./abcnews.al