Rafael Leao është shëruar. Portugezi, i cili u ndal në 11 nëntor për shkak të një dëmtimi në bicepsin e kofshës së djathtë, është rikuperuar nga problemi fizik.
Këtë e dëshmojnë testet e kryera këtë mëngjes nga numri 10 i kuqezinjve dhe tashmë ai do të kthehet të stërvitet ditën e sotme me ushtrime të personalizuara. Ndaj Atalanta është e vështirë të aktivizohet, por pritet të jetë në stol.
Ndërsa për ndeshjen e radhës në Champions ndaj Newcastle pritet të jetë në dispozicion të plotë./h.ll/abcnews.al