Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për Tesi Bashon, i cili është kapur në Selenicë të Vlorës.
Ai njihet si anëtar i bandës së Llanajve. Mësohet se Basho ka qenë i arratisur nga një burg në Itali.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku pritet të publikohen detaje rreth këtij operacioni./abcnews.al