Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ronaldo më i miri në histori, statistikat nuk gënjejnë!”

schedule12:56 - 16 Tetor, 2019

schedule 12:56 - 16 Tetor, 2019

Cristiano Ronaldo arriti në kuotën e 700 golave në karrierën e tij, pas asaj penalltie të shënuar në ndeshjen mes Ukrainës dhe Portugalisë. Ylli i Juventusit është padiskutim një ndër më të mirët në historinë e futbollit, por agjenti i tij, Jorge Mendes, mendon se ai është më i miri:

“Statistikat e tij nuk gënjejnë. Është diçka e pabesueshme mënyra si Ronaldo thyen çdo rekord. Duket diçka shumë normale, ky është niveli që ai ka vendosur. Puna e palodhur e ka ngjitur në podium, si një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave”.

“Ka bërë një punë të shkëlqyer në Angli, Spanjë dhe tani Itali. Edhe me Portugalinë, ka qenë i jashtëzakonshëm. Me Ronaldon në skuadër, Portugalia ka arritur tre finale dhe ka fituar dy prej tyre”, përfundoi Mendes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!