Një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është arrestuar pas akuzave se ka shërbyer fshehurazi si agjent për qeverinë e Kubës.
Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, ndërsa më shumë detaje priten të bëhen publike rreth çështjes. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze.
Për 25 vite, ai ka shërbyer nën administratën demokratike dhe republikane, pjesa më e madhe në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë. I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në një familjes të klasës punëtore në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të bashkohej me shërbimin e jashtëm në 1981.
Ai ishte diplomati më i lartë i SHBA-së në Argjentinë ndërmjet viteve 1997 dhe 2000.
Rocha shërbeu gjithashtu në Itali, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane dhe punoi si ekspert i Amerikës Latine për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
/abcnews.al