Tre ushtarë izraelitë janë plagosur në një shkëmbim zjarri gjatë natës në kufirin Izrael-Liban.
Ushtria izraelite tha se shënjestroi zona brenda Libanit pasi një nga postat e saj u sulmua me mortaja, shkruan Al Jazeera.
Përleshjet përgjatë kufirit kanë vazhduar që nga 7 tetori, por ndërsa janë shtuar në intensitet, kanë qenë kryesisht të kufizuara në shtrirje dhe gjeografi. Shumica e shkëmbimeve kanë qenë gjithashtu të kufizuara në objektiva ushtarakë.
Që nga 7 tetori, të paktën 87 luftëtarë të Hezbollahut dhe 15 civilë, përfshirë katër gazetarë, janë vrarë në rajonin kufitar./abcnews.al