Qindra mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor kanë humbur punën e tyre ose u janë ngrirë pagat pasi autoritetet izraelite anuluan lejet e tyre te punës dhe vendosën kufizime të rënda në vendkalimet pas sulmeve të 7 tetorit.
Përafërsisht 182,000 banorëve të Gazës që punojnë në Izrael dhe vendbanime iu ndërprenë punësimi, sugjerojnë vlerësimet fillestare nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ndërsa rreth 24% e punësimit në Bregun Perëndimor është humbur gjithashtu – ekuivalente me 208,000 vende pune – si një rezultat i luftës Izrael-Hamas.
Sipas ILO, 160,000 punëtorë të tjerë nga Bregu Perëndimor ose kanë humbur punën e tyre në Izrael dhe vendbanime, të paktën përkohësisht, ose janë në rrezik për t’i humbur ato.
Hani Mousa, një asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Birzeit në Bregun Perëndimor, tha se kjo është pjesë e “dënimit kolektiv të Izraelit të palestinezëve, i cili u shtri edhe për punonjësit në Autoritetin Palestinez (PA), pagat e të cilëve nuk u paguan sepse Izraeli nuk transferoi paratë e nevojshme”.
Sipas marrëveshjeve të përkohshme të paqes, ministri izraelit i Financave ka fjalën e fundit në transfertat mujore të parave që i bëhen Autoritetit Palestinez nga taksat që ajo mbledh në emër të palestinezëve. AP është zakonisht në gjendje të paguajë punonjësit e saj, gjë që nuk ishte në gjendje ta bënte në tetor, pasi Izraeli refuzoi të bënte transferimet e plota./abcnews.al