Ndër kostumet popullore të ekspozuara në muzeun e traditës në Sarandë kjo veshje është më vjetra. Është një kostum që përdorej në përditshmëri nga nuset e reja. I përket zonës së Partizanit dhe mendohet të jetë mbi 120 vjeçar. Fustani, me gjithë pjesët përbërëse të tij i është dhuruar muzeut nga një qytetar i cili e kishte trashëgimi nga gjyshja e tij.
Elda Koçi, specialiste e muzeut të traditës tregon se të gjitha veshjet asokohe punoheshin e qëndiseshin me dorë. Të veçanta janë kostumet e Çamërisë por edhe minoriteteve.
Muzeu i traditës në Sarandë mban emrin Naim Frashëri, ndodhet në qendrën e qytetit të Sarandës, pikërisht aty ku ka punuar Naim Frashëri në vitet 1874-76. Në këtë muze, përveç sendeve të veçanta shtëpiake dhe të kuzhinës, vizitorët mund të shikojnë veshje të krahinave dhe komuniteteve që jetojnë në zonën e Sarandës, nga ato të Çamërisë, Minoritetit grek, zonës së Delvinës dhe Bregdetit. Muzeu është ajo çka ka mbetur nga 3 muzeume të specifikuar që kanë funksionuar në qytet para vitit ’97, ai i arsimit, armëve dhe etnografisë.
Muzeu i traditës ose i njohur ndryshe si muzeu Naim Frashëri, është një thesar kulture për Sarandën dhe zonat përreth.
Sende me vlerë të përdorura në përditshmërinë e të parëve, ekspozohen për të dëshmuar rrënjët dhe kulturën shqiptare. E veçanta e këtij muzeu është etnografike. Nga sënduku i pajës së nuseve, të punimet e dorës e deri te fustanet që mbanin veshur gratë e krahinës.
Të punuar në detaje e të qëndisur me dorë, fustanet janë një udhëtim në kohë. Ky fustan me të gjitha pjesët e veshjes është i vjetri plotë 120 vjeçar, i përket zonës së Partizanit dhe është dhuruar nga dikush që e kishte të trashëguar në familje.