Finalet e Champions League, Maldini rikthehet pas në kohë

schedule08:42 - 16 Tetor, 2019

schedule 08:42 - 16 Tetor, 2019

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, foli për finalen e vitit 2005 të Champions League. Për faqen zyrtare të UEFA-s, drejtori i “Djallit” tha: “Familja Maldini ka një marrëdhënie shumë speciale me Milanin. Që nga vitet 1950, një Maldini ka përfaqësuar fanellën e Milanit, që është diçka shumë pozitive.

Finalja e 2005? Goli im ishte një moment special dhe shumë i bukur, por ajo ndeshje ishte e paparashikuar. Nuk e prisnim të mbaronte ashtu siç mbaroi. Kam luajtur tetë finale në kompeticionet europiane, por më kujtohet vetëm ajo ndeshje në Stamboll.

Ne ishim favoritët për të triumfuar, por Liverpooli ishte i paprekshëm në gjashtë minuta. Duhet ta pranojmë atë humbje, por është ende diçka shumë e dhimbshme. Pas asaj ndeshje, kam pirë shumë qetësues. Finalen e 2007-ës mbaj mend shumë mirë golat e Inzaghit dhe festimet e tij, që ishin një panoramë shumë e bukur”, përfundoi ish-kapiteni kuqezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!