Gazetari Ervis Iljazaj thotë se për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, ka presion të madh.
Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Beleri u shpreh lidhur me kërcënimin e vetos nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku nënvizoi se Athina zyrtare do të dështojë.
Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me çështje të minoritatëve, por vetëm të një individi. Iljazaj shtoi se nuk ka lidhje me respektimin apo të drejtave të minoriteteve, por se Beleri po përballet me drejtësinë si çdo qytetar i vendit.
“Presioni për këtë çështje, ka shumë presion të madh. Është kthyer në një çështje patriotike, të opinionit publik. Sa i përket vetos, mendoj unë që nuk do ketë sukses Athina me veton, do të dështojë? Pse? Nuk ka çështje. Nëse ka çështje minoritare në Shqipëri, po, do të kishte sukses. Nëse do kishte çështje minoritare në Shqipëri, do ishte vetë Bashkimi Evropian që do ta pengonte Shqipërinë. Nuk është çështje, nuk është çështje minoritare, është një çështje individi për momentin. Është procesi ndaj një individi. Logjika është kjo, nëse në Shqipëri do të kishte një çështje për shkelje të drejtave dhe lirive të minoritarëve, kjo po. Athina mund të kishte pretendimet e saj.
Nuk përbën çështje, është proces i një individi, që mund të jetë proces i parregullt ose politik. Për momentin, është një proces, si shumë procese të parregullta që mund të ndodhin në Shqipëri. Këtu nuk po thotë njeri që funksionon drejtësia në mënyrë perfekte”, theksoi ai./abcnews.al