Hezbollahu sulmon ushtarët izraelitë në kufirin verior me Libanin

schedule19:06 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 19:06 - 1 Dhjetor, 2023

Grupi militant Hezbollah ka thënë se po sulmon trupat izraelite në kufirin me Libanin.

Hezbollah deklaroi se po sulmonte trupat e Forcave të Mbrojtjes izraelite me “armë të përshtatshme”, pa ofruar asnjë detaj të mëtejshëm, shkruan Sky News.

IDF raportoi se sirenat u dëgjuan në Izraelin verior rreth orës 14:45 (12:45 pasdite me orën e Mbretërisë së Bashkuar), përpara se të thoshte se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin kapur një “objektiv të dyshimtë ajror” të gjuajtur nga Libani.

Grupi, emri i të cilit do të thotë “Partia e Zotit” në arabisht, bën thirrje hapur për shkatërrimin e “regjimit sionist në Palestinë” dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga shumica e fuqive perëndimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!