10 vite nga vdekja, e bija kujton Paul Walker me momentin prekës

schedule15:46 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 15:46 - 1 Dhjetor, 2023

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Meadow Walker ishte vetëm 15 vjeç kur humbi babanë e saj.

Në 10-vjetorin e vdekjes së tij, modelja bëri një homazh prekës për babain e saj të ndjerë. Meadow publikoi një video ku ajo surprizon babanë e saj për ditëlindjen e tij. Ai qesh i befasuar dhe përqafon vajzën e tij adoleshente. “10 vjet pa ty… Të dua përgjithmonë”, siç ka shkruar ajo në postimin e saj.

Paul Walker vdiq në një aksident automobilistik më 20 nëntor 2013, në moshën 40-vjeçare.

Megjithatë, edhe fondacioni i tij bëri një dedikim nderi për kujtimin e aktorit. “10 vjet më vonë ne po përpiqemi të nderojmë trashëgiminë e Paul Walker. Fondacioni Paul Walker është i përkushtuar për të përhapur mirësi, për të transformuar jetët dhe për më tepër, për t’u kujdesur për planetin tonë të çmuar”, shkruhet krahas një foto bardh e zi të tij./abcnews.al