FIER- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës që u zbulua një vit më parë ne fshatin Frakull të Fierit.
Pritet që SPAK, t’i drejtohen gjykatës me kërkesën për kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Viktor Çervanakut, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë kreu i grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Mësohet se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe procedimi është veçuar për të zbuluar rolin e tyre në këtë aktivitet.
Dhjetorin e kaluar në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje kishte rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një operacion i SPAK në bashkëpunim me DEA dhe policinë malazeze.
Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Ndërsa dy shtetasit kolumbiane qe do te nxirrnin lenden narkotike nga plehu kimik u arratisen dhe i shpëtuan operacionit të policisë/ abcnews.al