GAZA- Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thonë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën nëntë persona në të gjithë Rripin e Gazës në më pak se dy orë, që nga rifillimi i operacioneve ushtarake.
Në jug, të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm në një shtëpi në Rafah dhe një në Khan Younis, raporton Al Jazeera. Në qendër të Gazës, të paktën shtatë persona u vranë në zonën Maghazi.
Izraeli u ka kërkuar gjithashtu banorëve në lagje të caktuara të Khan Younis të largohen, përpara një sulmi të pritshëm në zonë.
“Forcat izraelite po lëshojnë fletëpalosje për njerëzit në Khan Younis duke u kërkuar atyre të evakuohen në Rafah, por ata gjithashtu kanë në shënjestër Rafah,” raportojnë gazetarët e Al Jazeera./abcnews.al