Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se në mesin e muajit dhjetor, pritet të aprovohet një marrëveshje në Parlament me Bankën Botërore, në shumën 20 milionë euro, në lidhje me sigurinë ushqimore.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Denaj u shpreh se do të ketë investime në laboratorët në pikat kufitare në kufi, për të bërë analiza të produkteve të importit.
Denaj shtoi se në vitin 2024 ka program edhe për vaksinimin e bagëtive të imëta.
“AKU është një institucion një fund të zinxhirit, por siguria ushqimore lidhet në radhë të parë me vaksinimin. As unë nuk e kisha këtë perceptim që janë insitucione në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, por ndërkohë që kam vitizuar dy institucione të rëndësishme, entin e farave, por nga ana tjetër kemi edhe ISUV, që është një investim fantastik, me nevoja edhe më shumë për të investuar, prandaj siguria ushqimore nënkupton më shumë laboratorë, të cilët mundësojnë që, si farat, si produktet që vijnë në Shqipëri, sjellin atë produktin final në tryezën e konsumatorit shqiptar dhe të huaj, të gjurmohen dhe në laboratorët tanë të dalin me kodet e caktuara, masa e energjisë së farës, apo produkti që nuk do të prodhojë asnjë rezultat. Në këtë gjurmim, të kemi mundësinë të investigojmë dhe të bllokojmë përpara se të shkojë në konsumatorin final. Prandaj thashë, AKU është në finale.
Në mes të dhjetorit, ne arrijmë të aprovojmë një marrëveshje në parlament me Bankën Botërore, 20 milionë euro, që shkon në laboratorë vetëm në pikat kufitare, që çfarëdolloj produkti, nga importi, kemi lënë të parë nga importi, në kufijtë tanë, në të gjitha laboratorët të mundet që analizat të bëhen. Në vitin 2024, kemi një program me 1.7 milionë bagëti të imëta që vaksinohen”, theksoi ajo./abcnews.al